Rusia: Grupet e armatosura kanë shkelur armëpushimin në Idlin
Ushtria e Sirisë ditën e premte njoftoi se grupet e armatosura kanë shkelur të paktën 6 herë armëpushimin në Idlib të Sirisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, Uleg Zuraflu një prej ushtarakëve rusë deklaroi se që nga koha e nisjes së armëpushimit në Idlib prej 6 marsit, forcat e grupeve të armatosura kanë kryer të paktën 6 bombardime me predha. Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord që duke filluar nga data 6 mars në ora 00:01, në linjën e kontaktit në zonën e de-eskalimit në Idlib të Sirisë veriperëndimore të ndalohen të gjitha aktivitetet ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA). "Protokolli Shtesë i Marrëveshjes për Stabilizimin e Situatës në Zonën e De-eskealimit në Idlib" u lexua nga ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergei Lavrov, pas konferencës së përbashkët të liderëve të dy vendeve, Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin, në Moskë. Sipas marrëveshjes së re, dy vendet riafirmuan angazhimet e forta për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, bazuar edhe në marrëveshjen e 4 majit të vitit 2017 për Formimin e Zonave të Deeskalimit në Siri dhe atë të 17 shtatorit të vitit 2018 për Stabilizimin e Situatës në Zonën e Deeskalimit në Idlib. Palët kanë përsëritur vendosmërinë për të luftuar të gjitha manifestimet e terrorizmit dhe për të eliminuar të gjitha grupet që cilësohen si terroriste nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke theksuar se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë.