Spanja vendos një karantine një qytet me 11 mijë persona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95345-spanja_vendos_një_karantine_një_qytet_me_11_mijë_persona
Policia e Spanjës ka marrë masa serioze për ta futur në karantine një qytet verior në këtë vend për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2020 10:44 Europe/Tirane
  • Spanja vendos një karantine një qytet me 11 mijë persona

Policia e Spanjës ka marrë masa serioze për ta futur në karantine një qytet verior në këtë vend për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se qeveria e rajonit autonom La Rioja ka deklaruar se janë marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit Korona në qytetin Haru dhe vendosja në Karantine është një prej këtyre masave.

La Rioja deri më tani ka regjistruar 39 raste të infektimit me virusin Korona në qytetin Haru me 11 mijë banorë.

Autoritetet e këtij rajoni kanë thënë se mospërfillja e masave për vendosjen në karantine, do të rezultojë me ndëshkime dhe dënimi dhe personi që shkelë masat do të dënohet me gjobë deri në 600 mijë euro.

Ekspertët mjekësor besojnë se virusi Korona në Spanjë është përhapur më shumë gjatë një ceremonie funerali. Supozohet se numri i personave të infektuar me virusin Korona në Spanjë ka shkuar mbi 400 persona.