Avionët MiG-23 sulmojnë bazën turke në Libi
(last modified Sun, 08 Mar 2020 19:17:27 GMT )
Mars 08, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • Avionët MiG-23 sulmojnë bazën turke në Libi

Këtë të dielë, 8 Mars, avionët MiG-23 të forcave të Marshall Haftar filluan një seri sulmesh të fuqishme raketore në bazën ajrore Mitiga, ku ishin vendosur dronë dhe raketa turke.

Baza Ajrore Mitiga është baza më e madhe ajrore ushtarake, e kontrolluar nga turqit, në Libi. Kjo bazë është sulmuar rregullisht nga Ushtria Kombëtare Libiane, komandant i përgjithshëm i së cilës është Marshalli Khalifa Haftar. Jo më pak se katër raketa ajër-tokë u qëlluan në total dhe avionët e përfshirë në këtë operacion jo vetëm që nuk u rrëzuan, por as nuk u zbuluan. Që nga përfshirja e Turqisë në konfliktet në Libi, forcat pro-Haftar kanë arritur të shkatërrojnë rreth 40 dronë turq, disa prej të cilëve ishin të parkuar në tokë dhe disa të tjerë ishin në funksionim të plotë në qiell. Ndërkohë, forcat e qeverisë së Kryeministrit al-Sarraj, e njohur gjithashtu si Qeveria e Unitetit Kombëtar (GNA), shkatërruan një depo të forcave pro-Haftar, në juglindje të Tripolit. Qeveria e Unitetit Kombëtar njihet nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, ndërsa Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia mbështesin qeverinë paralele me qendër në Benghazi.

 

Tags