Deklarata e Erdogan mbi gjendjen e sirianëve
(last modified Mon, 09 Mar 2020 08:30:50 GMT )
Mars 09, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Deklarata e Erdogan mbi gjendjen e sirianëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu kritika të ashpra për trajtimin e autoriteteve greke ndaj refugjatëve në kufirin turko-grek të cilët dëshirojnë të arrijnë në vendet evropiane.

Duke folur në një eveniment në Stamboll me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, presidenti turk tha se askush nuk po e ngre zërin kundër "akteve jonjerëzore" të Greqisë ndaj azilkërkuesve. "Askush nuk po e dënon persekutimin e grave refugjate në kufirin turko-grek, të cilat qëllohen ose rrihen", tha Erdoğan. Presidenti i Turqisë Erdoğan tha se të hënën do të takohet në Belgjikë me zyrtarë të BE-së për të diskutuar situatën e azilkërkuesve në kufirin turko-grek.  Përkundër të gjitha grave dhe fëmijëve që kanë humbur jetën në Siri, tha Erdoğan, kësaj çështjeje nuk i është kushtuar vëmendja e nevojshme. Ai tha se ekziston heshtje përballë vështirësive, abuzimit dhe vrasjes së grave në gjithë globin dhe kritikoi "hipokrizinë" e botës e cila feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas. "Është hipokrizi që bota me ndërgjegjen e saj të ngurtësuar feston 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas", deklaroi presidenti turk. Duke folur për krizën në Siri, ai theksoi se qëllimi i Turqisë asnjëherë nuk ka qenë pushtimi ose aneksimi i territoreve siriane./aa/

 

 

Tags