Ndalohen tubimet mbi 1 mijë persona në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95362-ndalohen_tubimet_mbi_1_mijë_persona_në_francë
Autoritet e Francës kanë marrë vendim të ndalojnë tubimet e njerëzve në mbi 1 mijë persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2020 06:00 Europe/Tirane
  • Ndalohen tubimet mbi 1 mijë persona në Francë

Autoritet e Francës kanë marrë vendim të ndalojnë tubimet e njerëzve në mbi 1 mijë persona.

Sipas urdhrit të dhënë nga presidenti Emanuel Makron, tubimi i mbi 1 mijë njerëzve në një vend të caktuar është i ndaluar. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Francë Jerome Salomon ka deklaruar se tashmë janë 19 të vdekur dhe 949 raste të konfirmuara të koronavirusit në mbarë vendin. Njoftimin ai e dha përmes një konference për shtyp. Salomoni tha se 45 persona të infektuar nga virusi po trajtohen në kujdes intensiv. Në Francë, virusi ka qarkulluar me intensitet më të madh në disa zona, veçanërisht në Oise dhe Haut-Rhin, ku shkollat, çerdhet dhe kopshtet do të mbyllen për dy javë duke filluar nga e hëna. Sidoqoftë Franca ka ruajtur nivelin e saj të alarmit të koronavirusit në fazën 2, pasi virusi ishte i pranishëm në disa zona dhe jo në të gjithë vendin.  Por duke i bërë jehonë presidentit Francez Emmanuel Macron, Kryeministri Edouard Philippe pranoi që Franca do të zhvendosej në mënyrë të pashmangshme në fazën 3 në javët e ardhshme.