BE takim urgjent për shkak të virusit korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95384-be_takim_urgjent_për_shkak_të_virusit_korona
Pas përhapjes së virusit korona dhe uljes së vlerës së aksioneve në botë, BE ka organizuar një takim të jashtëzakonshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2020 05:16 Europe/Tirane
  • BE takim urgjent për shkak të virusit korona

Pas përhapjes së virusit korona dhe uljes së vlerës së aksioneve në botë, BE ka organizuar një takim të jashtëzakonshëm.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Charls Mischel kreu I këshillit të Evropës deklaroi se takimi bëhet për të marrë masat e mëtejshme për tu përballur me virusin korona. Takimi i krerëve të BE për shkak të virusit në fjalë mbahet në kohën kur ky virus ka tronditur tej mase indekset e bursave në botë. Indekset e bursave janë ulur në nivelin më të ulët që nga kriza financiare  vitit 2008 dhe deri tani ato kanë përjetuar 22% ulje. Virusi korona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Ëuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 86 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi 120 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë. Kianoush Jahanpour, drejtori i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit njoftoi se:  Deri më tani, 7161 njerëz janë infektuar me koronavirus në Iran dhe 237 kanë vdekur. Gjithashtu, 2394 njerëz janë shëruar nga sëmundja.