Gutteres kërkon shtimin e masave kundër virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95442-gutteres_kërkon_shtimin_e_masave_kundër_virusit_korona
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga shtetet e botës që të marrin urgjentisht masat përkatëse për ta luftuar virusin Korona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 12, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • Gutteres kërkon shtimin e masave kundër virusit Korona

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga shtetet e botës që të marrin urgjentisht masat përkatëse për ta luftuar virusin Korona.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të enjten vuri në dukje deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se përhapja e virusit Korona ka hyrë në fazën gjithëpërfshirëses globale dhe deklaroi se ky raport është një paralajmërim për të gjitha vendet e botës.

Gutteres shtoi: “Shtetet aktualisht duhet të shtojnë përpjekjet dhe masat e tyre për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona”.

Tedros Adhganom, drejtori i përgjithshëm i OBSH, ka theksuar se vlerësimet e kësaj organizate konsiderojnë se përhapje e virusit Korona është në nivel gjithëpërfshirës.

Përhapja e virusit Koroan që ka filluar nga qyteti Wuhan i Kinës në dhjetor të vitit 2019, aktualisht ka përfshirë mbi 120 vende të botës dhe ka shkaktuar vdekjen e 4616 persona.