Trump irriton BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95449-trump_irriton_be_në
Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump mbi ndalimin e fluturimeve në 26 vende evropiane nuk është pritur mirë nga liderët e BE-së të cilët e akuzojnë atë se ka marrë vendime pa u konsultuar më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2020 16:49 Europe/Tirane
  • Trump irriton BE-në

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump mbi ndalimin e fluturimeve në 26 vende evropiane nuk është pritur mirë nga liderët e BE-së të cilët e akuzojnë atë se ka marrë vendime pa u konsultuar më parë.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten, qortuan administratën Trump për vendosjen e një ndalimi për mbërritjet nga vendet e zonës Shengen, pa u këshilluar me ta. Komisionerja evropiane Ursula von der Leyen është shprehur se koronavirusi është një pandemi botërore. Ajo kërkon një bashkëpunim botëror dhe jo vendime egoiste nga shtetet. Zyrtarët evropianë gjithashtu hodhën poshtë pretendimin e Trumpit se Evropa nuk po bën mjaft për të luftuar COVID-19, duke thënë se blloku 27-vendësh "po merr veprime të forta për të kufizuar përhapjen e virusit". Vendimi i marrë nga Trump do të hyjë në fuqi ditën e premte (13 mars).Edhe vetë qeveria në Washington nuk e priti mirë këtë vendim. Trump shkaktoi alarm në Evropë pasi ai njoftoi se "një sasi e jashtëzakonshme e tregtisë dhe e ngarkesave" gjithashtu do të ndalohej.