OBSH: Evropa epiqendra e pandemisë, Italia,1266 të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95468-obsh_evropa_epiqendra_e_pandemisë_italia_1266_të_vdekur
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se tashmë Evropa është bërë epiqendra e re e pandemisë COVID-19.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • OBSH: Evropa epiqendra e pandemisë, Italia,1266 të vdekur

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se tashmë Evropa është bërë epiqendra e re e pandemisë COVID-19.

“Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Çdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë. Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara. Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882. Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788. Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste. Adhanom tha se vendet duhet të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë. OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.