Forcat turke bombardojnë pozicionet e ushtrisë siriane
(last modified Sat, 14 Mar 2020 19:29:19 GMT )
Mars 14, 2020 20:29 Europe/Tirane
  • Forcat turke bombardojnë pozicionet e ushtrisë siriane

Artileria turke sulmoi pozicionet e ushtrisë siriane. Qendra Siriane e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut raportoi se në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese midis Rusisë dhe Turqisë për situatën në Siri, ushtria turke rifilloi goditjet ndaj pozicioneve të forcave siriane.

“Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut njoftoi se forcat turke dhe grupet terroriste pro-turke bombarduan të shtunën zonat nën kontrollin e qeverisë siriane në fshatin Tal Tamr, në veri të provincës Hasake", raportoi Sky News Arabia. Në fakt, Turqia po mban një armëpushim vetëm në Idlib dhe Alepo, megjithatë, pas transferimit të forcave të mëdha terroriste në pjesën veriore të Sirisë, vazhdojnë përplasjet ushtarake midis ushtrisë turke, militantëve dhe forcave të qeverisë siriane, të cilave, sipas burimeve në ushtrinë siriane , Rusia nuk po i kushton vëmendje, megjithëse Moska dhe Ankaraja kishin lidhur më parë një marrëveshje sigurie në këtë zonë. Për momentin, nuk ka detaje në lidhje me këto përleshje, megjithatë, ekspertët nuk e përjashtojnë që Turqia do të vazhdojë të krijojë provokime në Siri, duke synuar në këtë mënyrë të fitojë kontrollin mbi një pjesë të territorit të Republikës Arabe Siriane.