Franca mbyll të gjitha restorantet dhe kinematë
Qeveria franceze për të ndaluar përhapjen e virusit korona ka mbyllur të gjitha restorantet dhe kinematë.
Sipas një njoftimi të France 24, kryeministri francez ka dhënë urdhër për shtimin e masave të ndalimqarkullimit në Francë dhe sipas këtij vendimi të gjitha dyqanet, restorantet dhe qendrat e dëfrimit janë mbyllur për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. E paparë në historinë tonë moderne, njerëzimi po jeton me pothuajse të gjitha vendet e botës praktikisht "të karantinuara", duke marrë masa të ashpra për të kufizuar kontaktet e qytetarëve me qëllimin ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Pothuajse të gjitha vendet njëra pas tjetrës tani janë të detyruar të pezullojë ose kufizojë shumicën e aktiviteteve ekonomike dhe sociale. Deri tani në gjithë globin janë 148,595 persona të prekur nga koronavirusi 5,547 kanë humbur jetën dhe 73,706 pacientë janë rikuperuar me sukses. Shumica e shteteve kanë mbyllur kufijtë me vendet fqinje, me qëllim parandalimin e përhapjes së covid 19.