OBSH kërkon mobilizimin e të gjithëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur në një deklaratë për shtyp në lidhje me Koronavirusin. Kreu i OBSH-së është shprehur se është thelbësore që çdo njeri të bëjë analizat.
Ai gjithashtu tha se izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin tuaj, por nuk është kjo masa kryesore që duhet ndërmarrë. Ai u shpreh se për ti vënë prangat kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë teste dhe më pas të izolojnë, pasi nuk mund ti jepet fund kësaj pandemie nëse nuk dihet se kush është i infektuar. Pandemia e Covid-19 ka marrë jetën e më shumë se 6.500 njerëzve në mbarë botën, sipas një studimi nga Universiteti John Hopkins, ku numërohen më tepër viktima jashtë Kinës, ku besohet se virusi ka origjinën, duke u përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme në 155 vende anembanë botës. Llogariten të paktën 170.000 njerëz të infektuar nga Covid-19 dhe mbi 6.500 (shifra aktuale 6.509) viktima, raste këto të konfirmuara, sipas një raporti të ‘Reuters’, në të cilën numërohen pacientë nga 156 vende të botës.