Komisioni i Evropës paralajmëron për pasojat e kontrollit kufitar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95646-komisioni_i_evropës_paralajmëron_për_pasojat_e_kontrollit_kufitar
Kryetarja e Komisionit të Evropës ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të kontrollit kufitar mes vendeve evropiane dhe për dobësimin e traktatit të Shengenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2020 09:55 Europe/Tirane
  • Komisioni i Evropës paralajmëron për pasojat e kontrollit kufitar

Kryetarja e Komisionit të Evropës ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të kontrollit kufitar mes vendeve evropiane dhe për dobësimin e traktatit të Shengenit.

Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit të Evropës, duke folur për pasojat ekonomike të përhapjes së virusit Korona, ka thënë: “Ne për të luftuar kundër virusit Korona, duhet ta kufizojmë jetën publike deri në një masë të mundshme, mirëpo kjo çështjeje natyrisht krijon dëme të gjera për ekonominë tonë”.

Ursula von der Leyen shtoi: “Aktualisht në mënyrë të përbashkët dhe kolektive, për ta ndaluar përhapjen e virusit Korona, mbështesim mbylljen e kufijve të jashtme të Bashkimit Evropian në mënyrë që njerëzit që ndoshta janë të infektuar me virusin Korona të mos hyjnë në Bashkimin Evropian, mirëpo çështja e shkëmbimit të mallrave brenda BE-së, duhet të vazhdojë”.

Kryetarja e Komisionit Evropian ka njoftuar për shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve të Evropës për të vazhduar aktivitetin e ekonomisë dhe njëkohësisht për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.