Kancelarja e Gjermanisë futet në karantinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95686-kancelarja_e_gjermanisë_futet_në_karantinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vendoset në karantinë për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 23, 2020 15:58 Europe/Tirane
  • Kancelarja e Gjermanisë futet në karantinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vendoset në karantinë për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

''Mjeku i dha Merkel një imunizim paraprak ndaj pneumonisë bakteriale të premten e 20 marsit dhe Kancelarja vendosi të izolohet pasi ajo mësoi për testin e tij pozitiv'', tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në një deklaratë me email. Merkel do të testohet rregullisht në ditët e ardhshme dhe të kryejë detyrat e saj nga shtëpia, shtoi Seibert. Ditën e djeshme Angela Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë. Aktualisht në Gjermani janë shënuar 93 viktima dhe 24,806 të infektuar me Covid-19.