Macron kundër pushimit të përgjithshëm në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95714-macron_kundër_pushimit_të_përgjithshëm_në_francë
Presidenti i Francës ka kundërshtuar pushimin dhe mbylljen e përgjithshme në këtë vend për t'u përballur me përhapjen e virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2020 07:23 Europe/Tirane
  • Macron kundër pushimit të përgjithshëm në Francë

Presidenti i Francës ka kundërshtuar pushimin dhe mbylljen e përgjithshme në këtë vend për t'u përballur me përhapjen e virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, pavarësisht përhapjes në përmasa të mëdha të virusit Korona në Francë, ka kundërshtuar ashpër mbylljen dhe funksionimin e punës në të gjithë Francën për t'u përballur me virusin Korona. 

Oliver Veran, ministri i shëndetësisë së Francës, ka deklaruar: "Në 24 orët e kaluara në Francë kanë vdekur 184 persona të tjerë si pasojë e virusit Korona. Kështu që numri i përgjithshëm i viktimave të virusit Korona në Francë ka shkuar në 860 persona, ndërsa mbi 3000 persona të tjerë i janë shtuar grupit të njerëzve të infektuar me virusin Korona në këtë vend duke e çuar këtë shifër në mbi 19 mijë persona të infektuar me virusin Korona".