6 milion maska për Gjermaninë humbin në Kenia
Gjashtë milionë maska mbrojtëse për fytyrën, të porositura nga Gjermania për të parandaluar infeksionet e mëtejshme nga koronavirusi, kanë humbur në aeroportin e Nairobit në Kenia, i tha CNN, një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes.
Blerja e materialeve mjekësore të nevojshme në luftën kundër koronavirusit po bëhet nga ushtria gjermane, me ndihmën e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë. Zëdhënësi nuk e dinte pse humbën maskat në kryeqytetin e Kenias, Nairobi dhe nuk e dinin nga ishin dërguar. Ndërkohë, kompania gjermane Qiagen, e cila prodhon teste diagnostikuese për Covid-19 për të cilat thotë se mund të japë rezultate në vetëm një orë, nisi dhe transportimin e tyre drejt SHBA. Deri më tani ka patur 130 viktima dhe 30.081 të infektuar me Covid-19 në Gjermani, sipas Universitetit Johns Hopkins.