Trump kërkon ndihmë nga Koreja e Jugut
Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkoi nga Koreja e Jugut pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit, në këmbim të premtimeve për të dhënë miratimin e SHBA-së për kompanitë koreane.
Sipas mediave të huaja, presidenti korean, Moon Jae, pranoi të dërgojë pajisjet, mirëpo do të sigurohet nëse i kanë mbetur rezervat nga shteti. Raportohet se Trump kishte kërkuar ndihmën urgjente nga Koreja e Jugut , përmes një telefonate 23-minutëshe. Koreja e Jugut kishte përfunduar disa testime të gjëra, me një program agresiv, duke izoluar edhe rastet e konfirmuara, në mënyrë që të gjurmohen kontaktet e tyre. Siç është raportuar, menaxhimi i kësaj situate ka marrë lavdërime të shumta, pasi arriti të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes. Koreja e Jugut ka raportuar deri më tani 125 të vdekur, krahasuar me SHBA-në me 592 viktima.