Shtyhen lojërat olimpike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95731-shtyhen_lojërat_olimpike
Kryeministri i Japonisë njoftoi shtyrjen e lojërave olimpike të vitit 2020.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 25, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Shtyhen lojërat olimpike

Kryeministri i Japonisë njoftoi shtyrjen e lojërave olimpike të vitit 2020.

Shinzo Abe kryeministër i Japonisë pas bisedës telefonike me kreun e komitetit ndërkombëtar të lojërave olimpike njoftoi se palët ranë dakord për shtyrjen e lojërave olimpike Tokio-2020. Sipas kryeministrit japonez lojërat olimpike dhe paraolimpike shtyhen për vitin e ardhshëm. Komiteti ndërkombëtar i lojërave olimpike më herë kishte nxjerrë një deklaratë ku kishte përmendur vendimin për shtyrjen e këtyre lojërave. Lojërat olimpike në Tokio ishin parashikuar të mbaheshin nga 24 korriku deri më 9 gusht të këtij viti ndërsa lojërat paraolimpike do të organizoheshin nga 28 gushti deri më 6 shtator të këtij viti.