Një sëmundje e re epidemike mund të përhapet në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95738-një_sëmundje_e_re_epidemike_mund_të_përhapet_në_kinë
Një qytetar kinez ka vdekur për shkak të infektimit me virusin “Hanta”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2020 07:39 Europe/Tirane
  • Një sëmundje e re epidemike mund të përhapet në Kinë

Një qytetar kinez ka vdekur për shkak të infektimit me virusin “Hanta”.

Faqja informative “Global Time” e Kinës në një raport ka shkruar se pavarësisht se bota po përballet me virusin Korona, një epidemi tjetër gjithashtu është duke përhapur dhe analizat e një burri nga provinca Junenan e Kinës ka treguar se ai ishte infektuar me virusin “Hanta”.

Ky burrë i cili ka vdekur papritur ditën e hënë duke u kthyer nga provinca Shandug me një autobus, pas kryerjes së analizave, mjekët e kanë zbuluar se ai ishte infektuar me virusin Hanta.

Përveç këtij burri edhe 32 persona të tjerë ishin në atë autobus dhe aktualisht ata i janë nënshtruar analizave për të zbuluar se mos janë infektuar me këtë virus.  

Faqja informative “First Post” gjithashtu ka shkruar se sipas analizave që ka bërë qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve epidemike në Amerikë (CDC), “Hanta” është një virus i cili përhapet kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Kjo epidemi mund të shkaktojë sëmundjen e mushkrive (HPS) dhe si dhe sëmundjen e veshkave (HFRS).

Kjo sëmundje nuk mund të transmetohet nëpërmjet ajrit, por vetëm nëpërmjet kontaktit nëpërmjet urinës dhe mbetjeve të brejtësve.

Shenjat e para të virusit HPS përfshinë plogështinë e trupit, temperaturë dhe dhimbje në muskuj së bashku me dhembje të kokës, marramendje, ethe dhe probleme në stomak. Thuhet se nëse nuk kurohet infektimi me këtë virus, do të shkaktohet vështirësi në frymëmarrje dhe vdekje.