OBSH paralajmëron ndaj përdorimit të medikamenteve për virusin Korona
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka kërkuar nga vendet e botës që të mos përdorimin medikamente efekti i të cilave mbi virusin Covid-19 akoma nuk është konfirmuar.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretari i përgjithshëm i OBSH, të premten në mbrëmje në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë se virusi i ri Korona deri më tani ka infektuar mbi gjysmë milion njerëz në botë dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 20 mijë njerëzve në të gjithë botën, ka theksuar mungesën e madhe botërore të mjeteve higjienike dhe shëndetësore dhe për siguri individuale, ndërsa këtë çështjeje e ka quajtur një prej kërcënimeve më serioze për aftësinë kolektive për të shpëtuar jetën e njerëzve.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shtuar se punonjësit e sektorit të shëndetësisë në vende të botës me të ardhura të vogla dhe të mesme, meritojnë mbështetjen e merituar ashtu si në vendet e pasura.