Ulja e çmimit të aftës dhe e ardhmja e ekonomisë
(last modified Tue, 31 Mar 2020 08:33:23 GMT )
Mars 31, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Ulja e çmimit të aftës dhe e ardhmja e ekonomisë

Akordi trevjeçar i OPEK-ut dhe prodhuesve të mëdhenj të naftës jashtë OPEK-ut, për uljen e prodhimit deri në mars 2020 është prishur pas refuzimit që Rusia i ka bërë planit të Arabisë Saudite për uljen e prodhimit të naftës.

Kjo marrëveshje është bërë shkak për rritjen e jashtëzakonshme të prodhimit të naftës dhe uljen e çmimit të saj në nivel botëror. Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga viti 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi të hënën, gjë që paraqet nivelin më të ulët që në nëntor të vitit 2002. Çmimi ka rënë më shumë se për gjysmë gjatë muajit të kaluar, pasi kompanitë e kanë zvogëluar ose ndërprerë prodhimin e naftës. Kësaj i ka kontribuuar edhe një mosmarrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, e cila ka shpërthyer pasi Riadi ka dështuar ta bindë Moskën për zvogëlim të prodhimit. Arabia Saudite, udhëheqëse de facto e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, është pajtuar me vendet e tjera të këtij grupi që të ulin prodhimin. Kërkesat për naftë kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor. Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor, ka thënë Banka Botërore. Në raportin e saj të fundit, Banka ka thënë se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, derisa ka paralajmëruar për “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industritë e prekura nga virusi. Aty përfshihet turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, sikurse edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia. Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të mbesin në varfëri, duke përfshirë 25 milionë persona në Kinë. Kjo Bankë e definon linjën e varfërisë si mbijetesë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak. Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.

Tags