Kina thekson heqjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës ndaj Sirisë
Qeveria e Kinës ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB në një videokonferencë, ka theksuar se kushtet e dobëta të Sirisë dhe sanksionet e njëanshme, janë bërë shkak që të shkatërrohen kapacitetet e Damaskut për t’u përballur me virusin Korona.
Xhang Xhun shtoi: “Kina është e shqetësuar se sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër vendeve të tjera sidomos kundër Sirisë e cila akoma nuk është liruar nga vuajtjet e luftës, po shkaktojnë dëmet më të mëdha për popullatën civile e cila po vuan më së shumti nga dëmet e sanksioneve të njëanshme”.
Ai gjithashtu shprehu shqetësime për ndikimet e mundshme negative të virusit Korona në Siri dhe tha se qeveria e Damaskut ka marrë masa efikase për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në këtë vend dhe Kina ka dërguar sasi të ndihmave mjekësore në këtë vend për t’u përballur me epideminë Covid-19.