Pezullohen udhëtimet nga Koreja e jugut për në Amerikë
Prill 01, 2020 07:21 Europe/Tirane
Rezervimet e fluturimeve nga koreja e jugut për në Amerikë janë pezulluar prej datës 13 prill.
Kompania ajrore Korean Air, njoftoi se për shkak të përhapjes së virusit korona, të gjitha fluturimet e kësaj linje ajrore për në Uashington janë pezulluar që nga data 13 prill. Zëdhënësi i kësaj kompanie gjithashtu njofton se kërkesa për fluturime dhe udhëtime në Amerikë është ulur për shkak të përhapjes së virusit korona. Numri i personave të prekur nga virusi korona në Amerikë ka arritur 188,578 ndërsa i viktimave ka shkuar në 4,054 njerëz.
Tags