ANEA nis dërgesat me ndihma në 40 vende të botës
ANEA ka nisur dërgesat me ndihma mjekësore për kryerjen e testimeve standarde të virusit korona në mëse 40 vende të botës.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, dërgesa e parë me pajisje mjekësore të ANEA është nisur për 40 vende në botë. Pajisjet përfshijnë teknikën e dijes bërthamore për kryerjen e testimeve për përcaktimin e virusit Covid-19. Teknikat e kësaj teknologjie kryesisht janë përdorur në vendet e zhvilluara për zbulimin e personave të prekur me virusin Covid-19. Thuhet se rreth 90 vende anëtare të ANEA kanë kërkuar ndihma nga ku organ për kryerjen e testimeve për zbulimin e virusit korona. Duhet thënë se ANEA më shumë njihet si një organ që monitoron dhe inspekton aktivitetet atomike të vendeve të tjera si Irani. Agjencia në fjalë gjithashtu në normativën e saj të punës është zotuar se do të ndihmojë vendet e tjera që synojnë përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore.