Amerika plaçkit 2 milionë maska kineze të porositura nga Franca
Autoritetet franceze thonë se tregtarët amerikanë në aeroportet e Kinës për të rrëmbyer ngarkesat me maska të porositura nga shteteve evropiane në Kinë, po ofrojnë çmime disa herë më të mëdha.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryetari i rajonit Provence-Alpes-Côte d'Azur në Francë, ka thënë se Amerika ka blerë ngarkesën me maska kineze të cilat ishin prodhuar me porosinë e Francës, drejtpërdrejtë në pistën e aeroportit dhe pasi ishte ngarkuar në aeroplan.
Rene Muzele në një intervistë me agjencinë e lajmeve Russia Today, ka thënë: “Në kohën kur Franca po përballet me mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse mjekësore në krizën e përhapjes së virusit Korona, ka kontaktuar autoritetet kineze për të blerë maska. Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës mjekësore në Francë, autoritetet lokale kanë marrë masa për të blerë maska nga Kina dhe paraprakisht kanë paguar çmimin e duhur kjo porosi ishte bërë për 60 milionë maska”.
Ndërkohë një raport i gazetës franceze “Lisbone” thotë se amerikanët po bëjnë përpjekje të blejnë çfarëdo lloje maske që ekziston në tregjet e botës dhe kjo çështje nuk lejon shtetet e tjera të marrin porositë e tyre.
Kjo gazetë duke u mbështetur në burimet e informuara, ka thënë se amerikanët edhe pa parë fare mallin, po paguajnë çmimin edhe dy herë më shumë edhe atë kesh në dorë.
Burimet franceze kanë thënë se amerikanët po plaçkitin maskat e prodhuara në Kinë sipas porosisë së Francës duke i rrëmbyer ato nga aeroportet e Kinës. Sipas këtyre burimeve, amerikanët po paguajnë kompanitë kineze që prodhojnë maska çmime deri në katër herë më të larta. Për këtë arsye qeveria e Francës javën e kaluar ka njoftuar për krijimin e një ure speciale ajrore mes Francës dhe Kinës për transportimin e maskave dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për personelin mjekësor.