Shtohet numri i viktimave në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95998-shtohet_numri_i_viktimave_në_francë
1053 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit sipas raportimeve. Kjo është dita e tretë që Franca ka mbi 1000 viktima ku numri total është 7560.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2020 06:08 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave në Francë

1053 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit sipas raportimeve. Kjo është dita e tretë që Franca ka mbi 1000 viktima ku numri total është 7560.

Numri i rasteve të shtuar në ditën e sotme është 7788 ndërsa totali i rasteve aktive është 66955. Në gjendje kritike janë 6838, teksa 15438 janë shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë akuzuar nga Franca dhe Gjermania për konfiskim të padrejtë të maskave mjekësore, duke ua vështirësuar atyre luftën me pandeminë e koronavirusit. Mungesa e mjeteve mbrojtëse për të luftuar koronavirusin e ri ka rritur tensionet mes aleatëve transatlantikë, si Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Parisi dhe Berlini akuzuan palën amerikane se ka konfiskuar me qindra mijëra maska që dy vendet europiane kishin porositur për stafet mjekësore te një firmë amerikane që i prodhon ato. "Ne e konsiderojmë këtë, akt piraterie moderne," u shpreh një zyrtar i lartë gjerman. "Veprimi i presidenti amerikan vetëm solidar dhe i përgjegjshëm nuk është. Kjo është johumane dhe e papranueshme," komentoi kryebashkiaku i Berlinit.  Reagimet vijnë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, firmosi të premten një urdhër që ndalon shitjen dhe eksportimin e maskave të kirurgjisë dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për pandeminë, pasi vendi po përballet me një numër të rritje të rasteve me infeksionin vdekjeprurës. Vendi ka siguruar së fundmi rreth 200 mijë maska respiratore, 130 mijë maska kirurgjie dhe 600 mijë doreza për stafin e vet mjekësor. Për qytetarët e thjeshtë, është udhëzuar mbajtja e mbulesave prej rrobe në fytyrë, edhe pse vetë presidenti amerikan thotë se nuk do e bëjë këtë.