OBSH paralajmëron: Nuk është koha për të zbutur masat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96083-obsh_paralajmëron_nuk_është_koha_për_të_zbutur_masat
Pavarësisht “shenjave pozitive” nga disa vende, është shumë herët për të liruar masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit” tha të mërkurën zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2020 15:56 Europe/Tirane
  • OBSH paralajmëron: Nuk është koha për të zbutur masat

Pavarësisht “shenjave pozitive” nga disa vende, është shumë herët për të liruar masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit” tha të mërkurën zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Tani nuk është koha për të qetësuar masat,” tha drejtori rajonal i WHO për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë shtypi. “Është koha për të dyfishuar dhe trefishuar përpjekjet tona kolektive për të ecur drejt shtypjes me gjithë mbështetjen e shoqërisë.” Kluge u bëri thirrje “të gjitha vendeve” të forcojnë përpjekjet e tyre në tre fusha kryesore. Së pari, mbrojtja e punonjësve të shërbimit shëndetësor, përfshirë trajnimin dhe sigurimin që ata kanë strukturat e nevojshme mbështetëse. Së dyti, autoritetet duhej të përqendrohen në ndalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 duke përdorur masa shëndetësore publike që synojnë ndarjen e “njerëzve të shëndetshëm nga rastet e dyshuara dhe të mundshme”. Së treti, qeveritë dhe autoritetet duhet të komunikojnë vazhdimisht me komunitetet për t’i bërë njerëzit të jenë në përputhje me “masat e tanishme dhe të mundshme në të ardhmen”. Disa vende evropiane kanë njoftuar planet për të filluar lehtësimin e masave kufizuese të paraqitura për të frenuar përhapjen e sëmundjes. WHO Europe raportoi se gjithsej 687,236 raste të konfirmuara ishin raportuar në të gjithë kontinentin, me 52.824 vdekje.