Kina reagon ndaj vërejtjeve të Sekretarit Amerikan të Shtetit kundër Pekinit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Të kinës mohoi pretendimet e Sekretarit të Shtetit të SHBA gjoja se Pekini ka fshehur faktet mbi virusin Korona.
Zhao Li Jijian mohoi pretendimet e bëra nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbi atë se Kina ka fshehur të dhënat për shpërthimin e Koronavirus dhe në një konferencë shtypi në Pekin tha: Kina ishte vendi i parë që i dha Organizatës Botërore të Shëndetit informacione për koronën. Referuar përpjekjes së SHBA për të politizuar çështjen e virusit Korona, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze shtoi se pretendimet për gjoja fshehje dhe mungesë transparence në lidhje me virusin Korona nga ana Kinës, janë të pabaza dhe kundër dëshirës së botës. Zhao Li Jian theksoi se virusi nuk njeh kufij, raca dhe sistemet sociale dhe se të gjitha vendet duhet t’i japin përparësi jetesë së njerëzve dhe të përpiqen të shpëtojnë jetë, ndërkohë që shantazhet dhe shpifjet e të tjerëve do ta eliminojnë virusin. Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua në fund të vitit të kaluar (2019) në Wuhan të Kinës. Shumë vende në të gjithë botën aktualisht janë duke luftuar me koronavirusin. Numri i njerëzve që janë infektuar me virusin që kalon shifrën më shumë se 1.524 milion njerëz në të gjithë botën, nga të cilët rreth 89,000 kanë vdekur dhe më shumë se 332,000 janë liruar nga spitalet.