Një grusht shteti amerikan kundër Riadit? 
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96198-një_grusht_shteti_amerikan_kundër_riadit
Vendet e OPEC-ut dhe Rusia kanë rënë dakord për të ulur prodhimin e naftës me 10 milion fuçi në ditë duke filluar nga maji.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 13, 2020 21:15 Europe/Tirane
  • Një grusht shteti amerikan kundër Riadit? 

Vendet e OPEC-ut dhe Rusia kanë rënë dakord për të ulur prodhimin e naftës me 10 milion fuçi në ditë duke filluar nga maji.

 Kjo ulje historike nuk pati ndonjë efekt domethënës në çmimet, çmimi i një fuçi nafte Brent ka humbur gjysmën e vlerës së saj që nga fundi i vitit 2019, rreth 30 dollarë. Kërkesa globale ka rënë 30% që nga pandemia dhe nuk është gati të rifillojë, ndërsa analistët e tregut presin një rënie tjetër dhe që një fuçi naftë të shkojë deri në 20 dollarë. Pra, u mashtrua Riadi? Rusia dhe Arabia, nëse janë eksportuesit kryesorë të naftës në botë, janë vetëm prodhuesit e dytë dhe të tretë pas Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk pranuan që të bashkohen me marrëveshjen. Prodhimi amerikan do të zvogëlohet në mënyrë spontane nga të paktën 3 deri në 4 milion fuçi në ditë, sepse në këtë nivel çmimesh, nxjerrja e naftë nuk është më e leverdishme. Kështu, ndërsa gazetat flisnin në lidhje me luftën e çmimeve midis Rusisë dhe Riadit, disa senatorë republikanë nga shtetet prodhuese të naftës i kuptuan pasojat e konfrontimit. Ata kritikuan me forcë, me gjithë respektin, Ambasadoren saudite, Princesha Rania, Ministrin e Energjisë dhe Ministrin e Mbrojtjes së beduinëve për vendimin e marrë në Mars nga Muhamed Bin Salman për të rritur prodhimin kur kërkesa botërore po dobësohej. Ata kërcënuan, jo më pak, se të rishikojnë aleancën strategjike midis SHBA dhe Sauditëve. Një projekt-ligj u paraqit nga një senator i Luizianës, i cili kërkoi tërheqjen e të gjithë trupave amerikane të vendosura në mbretërinë saudite brenda një muaji. Ligji gjithashtu parashikon taksa doganore që do të vendosnin çmimin e naftës saudite në jo më pak se 40 dollarë. Ky ligj në fakt nuk ka gjasa të miratohet, por ai sinjalizon nivelin e tensionit midis aleatëve të vërtetë dhe të rremë. Pakti oral (nuk u nënshkrua asnjë dokument) midis Abdelaziz dhe Roosevelt që u arrit në Jaltë garanton mbrojtjen e dinastisë saudite kundrejt hyrjes së privilegjuar të SHBA-ve në burimet e naftës së gadishullit arabik. Për shkak të kësaj marrëveshje, dollari i kërkuar kudo, është bërë një armë e fuqishme, shumë më tepër e fuqishme sesa B52-të. Petrodollarët kanë rigjeneruar Wall Street-in për dekada të tëra. Mekanizmat e këtij qarku, i cili dukej se ishte i përhershëm, janë kapur nën efektin e disa faktorëve. Shfaqja e një konsumatori të madh të lëndëve të para energjitike ka bërë që Kina të bëhet një klient i madh i Riadit. Rindërtimi i Rusisë e ka bërë atë një eksportues dhe rival të madh në sektorin e  hidrokarbureve. Dhe luftërat e bëra në emër të Izraelit dhe regjimit Saudit në Lindjen e Mesme, i kanë shteruar SHBA-të moralisht dhe ekonomikisht. Dhe në fund, investimi i kompanive amerikane në shfrytëzimin e hidrokarbureve duke eksploruar naftën shell, është bërë shkak për një rënie pak më të madhe të interesit strategjik të Arabisë Saudite për SHBA .... Vallë po duke në horizont një grusht shteti amerikan kundër Riadit?