Qindra të burgosur arratisen në Libi
(last modified Thu, 16 Apr 2020 12:54:47 GMT )
Prill 16, 2020 14:54 Europe/Tirane
  • Qindra të burgosur arratisen në Libi

Me qindra të burgosur në qytetin Surman në perëndim të Tripolit, kryeqytetit të Libisë, janë arratisur nga burgu.

Kanali informativ Russia Today njoftoi se Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë ka deklaruar se 393 persona të burgosur në qytetin Surman, ditën e mërkurë janë arratisur nga burgu duke shfrytëzuar zbrazëtirën e sigurisë të krijuar gjatë operacioneve të forcave qeveritare për spastrimin e këtij qyteti nga elementët e mbetur të forcave të gjeneral Khalifa Haftar.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi ka kërkuar nga të burgosurit e arratisur që të dorëzohen pranë autoriteteve ligjore ndërsa i ka urdhëruar edhe forcat policore që të arrestojnë sa më shpejtë të burgosurit e arratisur dhe t’i kthejnë ata në burg.

Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi ditën e martë kanë çliruar dhe marrë nën kontroll qytetin Surman i cili ishte pushtuar nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

Ndërkohë Libia ka raportuar një vdekje nga virusi Korona dhe nëntë të shëruar, ndërsa gjithsej 35 raste të infektuar janë raportuar deri më tani. Vendi regjistroi rastin e parë të koronavirusit më 24 mars.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e njohur nga OKB ka shpallur orë policore 10 ditore që fillon të premten me qëllim për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), 

Tags