Infektohen 665 marinarë të anijes amerikane Roosevelt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96295-infektohen_665_marinarë_të_anijes_amerikane_roosevelt
Forcat detare amerikane kanë njoftuar se 655 marinarë të anijes ushtarake Roosevelt Teodor janë infektuar me virusin korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2020 02:21 Europe/Tirane
  • Infektohen 665 marinarë të anijes amerikane Roosevelt

Forcat detare amerikane kanë njoftuar se 655 marinarë të anijes ushtarake Roosevelt Teodor janë infektuar me virusin korona.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Hill sipas të cilës aeroplanmbajtësja amerikane Roosevelt me 4059 pjesëtarë në bord është ankoruar aktualisht në ishullin Guam. Deri tani 2 nga marinarët e anijes kanë humbur jetën për shkak të virusit kroona dhe 6 prej tyre ndodhen në terapi intensive në ishullin Guam. Brett Croizer, ish kapiteni i anijes Roosevelt për shkak se ka zbuluar lajmin e infektimit të rreth 100 marinarëve me virusin korona, u shkarkua nga detyra e tij. Departamenti amerikan i mbrojtjes ka bërë të ditur se deri tani 2889 ushtarakë, 817 civilë dhe 336 kontraktorë të ushtrisë dhe 63 persona nga familjarët e ushtarakëve amerikanë janë infektuar me virusin korona.