Infektohen 665 marinarë të anijes amerikane Roosevelt
Forcat detare amerikane kanë njoftuar se 655 marinarë të anijes ushtarake Roosevelt Teodor janë infektuar me virusin korona.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Hill sipas të cilës aeroplanmbajtësja amerikane Roosevelt me 4059 pjesëtarë në bord është ankoruar aktualisht në ishullin Guam. Deri tani 2 nga marinarët e anijes kanë humbur jetën për shkak të virusit kroona dhe 6 prej tyre ndodhen në terapi intensive në ishullin Guam. Brett Croizer, ish kapiteni i anijes Roosevelt për shkak se ka zbuluar lajmin e infektimit të rreth 100 marinarëve me virusin korona, u shkarkua nga detyra e tij. Departamenti amerikan i mbrojtjes ka bërë të ditur se deri tani 2889 ushtarakë, 817 civilë dhe 336 kontraktorë të ushtrisë dhe 63 persona nga familjarët e ushtarakëve amerikanë janë infektuar me virusin korona.