Amerika vuan nga koronavirusi, Trump hap disa shtete
Presidenti amerikan Donald Trump tha se disa shtete që nuk po luftojnë me Covid-19 mund të rihapin bizneset më 18 prill, nëse ato plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Shtëpia e Bardhë.
"Nëse shikoni situatën në Montanan, Wyoming, Dakotën e Veriut, është shumë më ndryshe se në Nju Jork, dhe në Nju Xhersi," tha Trump në konferencën e përditshme të Covid-19.Presidenti tha që udhëzimet aktuale për distancimin shoqëror të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të mbeten në vend.Trump vuri në dukje se nëse një guvernator do të vepronte shumë shpejt për të hapur bizneset e shtetit që drejton dhe do lejojë tubime masive, administrata do reagonte ashpër. SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19 në botë me mbi 34 mijë viktima dhe mbi 678 mijë të infektuar.