Donald Trump mundohet të justifikojë paaftësinë e administratës së tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96336-donald_trump_mundohet_të_justifikojë_paaftësinë_e_administratës_së_tij
Presidenti amerikan Donald Trump në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e administratës së tij në reagimin e shpejtë ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19, akuzon të tjerë duke lëshuar pretendime në rrjetin sociale Twitter.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2020 01:59 Europe/Tirane
  • Donald Trump mundohet të justifikojë paaftësinë e administratës së tij

Presidenti amerikan Donald Trump në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e administratës së tij në reagimin e shpejtë ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19, akuzon të tjerë duke lëshuar pretendime në rrjetin sociale Twitter.

Ndër pretendimet më të fundit të parashtruara nga presidenti amerikan, është akuza ndaj ish presidentit Barack Obama dhe akuza ndaj statistikave të publikuara nga Kina. Presidenti amerikan Donald Trump akuzon Kinën se po fsheh numrin real të viktimave nga Covid-19 në Kinë. Përmes një postimi në Twitter, Trump thotë se numri i të vdekurve në Kinë është më i lartë se në SHBA. ''Kina sapo ka njoftuar një dyfishim në numrin e vdekjeve të tyre nga armiku i padukshëm. Është shumë më e lartë se kaq dhe shumë më e lartë se SH.B.A., madje as nuk i afrohet!'' Deklarata e Trumpit erdhi pasi Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, ku u shfaqën rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1.290 vdekje në numrin zyrtar, duke e çuar shifrën e përgjithshme në Wuhan në 3.869 dhe në gjithë Kinën në 4.632. Ndërkaq, në SHBA deri më tani janë konfirmuar 37 mijë viktima nga Covid-19. Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu ka kritikuar paraardhësin e tij në detyrë Barak Obama. Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se Obama ishte katastrofë në trajtimin e gripit të derrit në kohën kur ishte president, dhe se mijëra njerëz vdiqën prej paaftësisë së administratës. ''Biden dhe Obama ishin një katastrofë në trajtimin e gripit të derrit H1N1. Sondazhi në atë kohë tregoi numra miratues katastrofik. 17,000 njerëz humbën jetën prej paaftësisë!  Gjithashtu, mos harroni faqen e tyre të internetit prej 5 miliardë dollarësh Obamacare që nuk duhej të kushtonte asgjë!'' Ndërkohë në një postim tjetër, presidenti amerikan deklaroi se administrata e tij i ka dhënë shumë para Nju Jorkut ndaj dhe duhet të bëjnë më shumë testime. ''Duhet të bëni testime. Ne i kemi dhënë Nju Jorkut shumë më tepër para, ndihmë dhe pajisje sesa çdo shteti tjetër, deri tani, dhe këta burra dhe gra të mrekullueshëm që e bënë punën kurrë nuk ju dëgjuan ju thoni faleminderit. Shifrat tuaja nuk janë të mira. Më pak fjalë dhe më shumë veprim!'' Covid-19 ka gjunjëzuar SHBA-në dhe ka shkaktuar një bilanc të vërtetë lufte. SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi i ri pasi në vend janë shënuar 37,175 viktima deri më tani. Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 710, 272 sipas Worldometers. 63,150 pacientë ja kanë dalë të mposhtin sëmundjen, ndërsa 13,509 të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Shteti më i goditur dhe më i prekur në SHBA vijon të jetë Nju Jorku me 17,131 viktima dhe 233,951 të infektuar. Disa protesta janë zhvilluar në SHBA ku qytetarë të shumtë kanë kërkuar heqjen e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.