Perëndimi i egër tani në Amerikë
JB Pricger guvernatori i shtetit Ilinoi në Amerikë për të blerë me miliona maska dhe doreza ka kryer disa fluturime sekrete në kinë dhe ka blerë këto pajisje nga Pekini.
Sipas gazetës Sun Times, guvernatori i Ilinoi ka shpenzuar 888,275 dollarë për blerjen e avionëve charter me destinacion Shangahin e kinës në përballje me krizën korona. Thueht se ai ka shpenzuar 174 milion dollarë për blerjen e aparateve të frymëmarrjes pajisjeve mbrojtëse personale dhe pajisje t tjera për përballjen me virusin korona. Burimet informative thonë se këto blerje janë bërë në formë sekrete pasi Donald Trump kishte si synon konfiskimin e këtyre pajisjeve me tu futur në SHBA. Guvernatorët e ShBA-së duket se nuk janë të kënaqur me deklaratat e Presidentit Donald Trump në lidhje me pandeminë e COVID-19. Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Trump është shprehur sërish se testet që janë vendosur në dispozicion për çdo shtet janë më se të mjaftueshme. Guvernatori i Virginas, demokrati Ralph Northam shprehet për CNN se deklarata e Trump për numrin e mjaftueshëm të testeve është thjeshtë një iluzion. Ndërkohë që një guvernator tjetër shprehet se mungesa e testeve ka qenë dhe mbetet problemi numër një në ShBA. Zona e Maryland, Virginia dhe Washington po përjeton një rritje të rasteve, ndërsa në zonën e nxehtë të New York ka një ulje shifrave ditore të viktimave dhe të të infektuarve. Boston dhe Chicago janë gjithashtu ndër shtetet më të prekura me një rritje të kohëve të fundit në numrin e viktimave.