Merkel kundërshton heqjen e kufizimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96372-merkel_kundërshton_heqjen_e_kufizimeve
Gjermania duhet të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme, tha të hënën kancelarja Angela Merkel.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 20, 2020 18:15 Europe/Tirane
  • Merkel kundërshton heqjen e kufizimeve

Gjermania duhet të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme, tha të hënën kancelarja Angela Merkel.

Gjermania do ta shohë brenda dy javësh nëse relaksimi i pjesshëm i kufizimeve në jetën publike, e ngre lart nivelin e infeksionit, u tha Merkel gazetarëve. “Ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të disiplinuar”, tha ajo. Pas disa javësh izolim, Gjermania ka rrafshuar lakoren e të infektuarve të rinj me koronavirus dhe, javën e kaluar, ka thënë se sëmundja është nën kontroll. Nga e hëna, autoritetet atje kanë lejuar rihapjen e dyqaneve të vogla, librarive dhe dyqaneve të biçikletave, me kusht që i zbatojnë masat e distancimit fizik. Të hënën, Gjermania ka regjistruar 1,775 raste të reja me koronavirus dhe 110 viktima. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në mbi 145,700, ndërsa i viktimave në 4,404.