Karantina i kushtoi Francës 120 miliardë euro
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96375-karantina_i_kushtoi_francës_120_miliardë_euro
Gati dy muaj karantinë në Francë i ka kushtuar vendit rreth 120 miliardë euro të ardhura të humbura.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • Karantina i kushtoi Francës 120 miliardë euro

Gati dy muaj karantinë në Francë i ka kushtuar vendit rreth 120 miliardë euro të ardhura të humbura.

Sipas AFP, mbikëqyrësi ekonomik i Francës (OFCE) të hënën njoftoi se ishte vlerësuar se kursimet e vendit do të arrinin në 55 miliardë euro dhe gjatë karantinës, prodhimi i brendshëm bruto i Francës ra me 32 përqind që llogaritet në 5 përqind të produktit të brendshëm bruto në vitin 2020.Ky institut e specializuar raportoi se dëmi që i është shkaktuar ekonomisë franceze për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit deri tani është llogaritur në rreth 120 miliard euro dhe nëse kriza e shkaktuar nga Covid-19 vazhdon për një periudhë më të gjatë, kriza ekonomike mund të marrë përmasa tragjike.