Amerika vazhdon kërcënimet ndaj Turqisë për çështjen e S-400
Amerika ka kërcënuar Turqinë që në rast të futjes në fazën operative të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, do të përballet me vendosjen e sanksioneve nga ana e Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, ditën e hënë ka deklaruar: “Uashingtoni vazhdon të kundërshtojë ashpër blerjen e sistemit raketor S-400 të Rusisë nga ana e Turqisë. Uashingtoni gjithashtu është shumë i shqetësuar në lidhje me raportet që tregojnë se Ankaraja po vazhdon veprimet për ta futur në fazën operative sistemin raketor S-400 të blerë nga Rusia. Ne vazhdojmë të theksojmë në nivelin më të lartë se transferimi i sistemit raketor S-400 të Rusisë në Turqi, do të pasohet me sanksione në bazë të ligjit kundër armiqve të Amerikës nëpërmjet sanksioneve”.