Shtohen rastet me Covid-19 në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96409-shtohen_rastet_me_covid_19_në_turqi
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2020 02:03 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet me Covid-19 në Turqi

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca

Turqia sot konfirmoi 126 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.769, raporton Anadolu Agency (AA). Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, pas një takimit të Bordit Shkencor mbi Koronavirusin. Deri më tani, gjithsej 8.631 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitalet, shtoi Koca. Ai po ashtu tha se 40.270 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 558.413. Turqia aktualisht po kuron 1.845 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, theksoi ministri Koca.