Amerika vazhdon të përballet me përhapjen e Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96464-amerika_vazhdon_të_përballet_me_përhapjen_e_covid_19
Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri në SHBA vijon të rritet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2020 03:00 Europe/Tirane
  • Amerika vazhdon të përballet me përhapjen e Covid-19

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri në SHBA vijon të rritet.

Deri më tani janë shënuar 47,684 viktima ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 849,092 sipas Worldometers. SHBA ngelet vendi me më shumë viktima dhe të infektuar në botë, pasuar nga Spanja, Italia dhe Franca. Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon Neë Jersey. Për shkak të pandemisë, më herët presidenti Trump ka deklaruar se do ndalojë emigracionin në vend. Një numër rekord prej 26 milion amerikanësh paraqitën kërkesë për pagesë papunësie gjatë pesë javëve të fundit, ndërkohë që pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të publikuara sot, vetëm javën e kaluar numrit të të papunëve iu shtuan edhe 4,4 milion persona të tjerë. Qindra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të mblidhen të enjten në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh. Ajo është pjesë e paketës së përgjithshme stimuluese prej mëse 2 trilion dollarësh, më e madhja e këtij lloji në historinë e SHBA për të përballuar krizën e koronavirusit.