Franca paralajmëron regjimin sionist
Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB ka kërcënuar se nëse qeveria e Izraelit merr vendim për aneksimin e BPLJ, Parisi do të ndryshojë nivelin e marrëdhënieve të tij me Tel Avivin.
Nikolas De Riavir, ka thënë se aneksimi i BPLJ është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare që e ndalon marrjen me forcë të tokave të pushtuara. Përfaqësuesi i Francës deklaroi se një veprim i tillë me padyshim do të sfidohet dhe në këtë mes marrëdhëniet tona me Izraelin nuk duhen lënë mënjanë. Franca ka mbajtur qëndrim të ashpër pasi Izraeli ka marrë vendim të aneksojë rajonin BPLJ ndërkohë që edhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrel ka deklaruar se unioni është kundër çdo lloj aneksimi të BPLJ nga regjimi sionist. Gjithashtu kreu i Autoritetit Autonom Palestinez paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist se të gjitha marrëveshjet do të anulohen nëse pjesët e reja të territoreve palestineze do të aneksohen në territoret e okupuara. Mahmud Abbas paralajmëroi të mërkurën se së shpejti palestinezët do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe parimet bazë kombëtare dhe tha: Nëse ndonjë pjesë e tokës sonë aneksohet nga Izraeli, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu dhe udhëheqësi i Koalicionit Kaltër dhe Bardhë, Benny Gantz, ranë dakord të hënën për të formuar një kabinet të plotë. Ndër pikat për të cilët është rënë dakord është fillimi i aneksimit të luginës së lumit Jordan dhe vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor që nga muaji korrik.