Guterres vlerëson vëmendjen e myslimanëve ndaj shtresave të dobëta të shoqërisë
Sekretari i përgjithshëm i OKB e konsideroi të ndryshëm muajin e bekuar e Ramazanit për shkak të përhapjes së virusit Korona këtë vit dhe vlerësoi vëmendjen e myslimanëve për të ndihmuar shtresat e dobëta të shoqërisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Guterres ditën e premte me anë të një video-mesazhi me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroi të gjitha të mirat për myslimanët anë e mbanë botës.
Sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi: “Natyrisht muaji i Ramazanit këtë vit do të jetë shumë më ndryshe, për arsye se shumë aktivitete të shoqërive në mënyrë natyrore do të jenë nën ndikimin e përhapjes së virusit Korona dhe veprimeve për t’u përballur me këtë epidemi ndërsa edhe shumë njerëz në rajonet e përfshira nga konfliktet në mënyrë pikëlluese këtë muaj të bekuar po e presin në gjendje lufte dhe të pasigurisë”.
Guterres vuri në dukje se së fundi ka kërkuar vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm në nivel botëror për t’u përqendruar më shumë në përballjen me virusin Korona dhe deklaroi: “Sot po e përsërisë edhe një herë atë kërkesë duke u mbështetur në një ajet të Kur’anit të shenjtë”.
Guterres duke falënderuar myslimanët anë e mbanë botës islame për vëmendjen që tregojnë ndaj shtresave të dobëta të shoqërisë, shtoi: “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të botës për solidaritet më të madh me njerëzit e shtresave të dobëta të shoqërisë dhe me ata të cilët janë prekur nga konflikte të ndryshme”.