Shtohen viktimat në SHBA
Prill 24, 2020 16:36 Europe/Tirane
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën 50 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Më shumë se 3,000 vdekje erdhën në 24 orët e fundit dhe tani ka mbi 870,000 raste të konfirmuara në shkallë vendi. SHBA ka deri më tani numrin më të madh të vdekjeve dhe numrin më të madh të të infektuarve në botë. Sidoqoftë, ajo ka një popullsi prej 330 milionë banorësh, shumë më e lartë se vendet e tjera të prekura keq si Spanja dhe Italia.
Tags