Sistemi i shëndetësisë së Brazilit në prag të falimentimit
Me shtimin e numrit të viktimave të virusit Korona në Brazil dhe me mungesën e madhe të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse në spitale, sistemi i shëndetësisë së këtij vendi ndodhet në prag të falimentimit.
Sipas gazetës britanike "The Guardina", autoritetet e Brazilit kanë deklaruar se punonjësit e një varreze në qytetin Manaus në rajonin e Amazonës janë detyruar të hapin varre masive për shkak të shtimit të numrit të viktimave të shkaktuara nga virusi Korona.
Me 407 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 3.313, ndërsa me 3.735 raste të reja ka arritur në 49.492 numri i rasteve.
Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 407 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka njoftuar se për shkak të koronavirusit, me 407 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 3.313, ndërsa me 3.735 raste të reja ka arritur në 49.492 numri i rasteve.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.