SHBA: Mbi 52 mijë viktima dhe 906 mijë raste
Koronavirusi në SHBA duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Deri më tani janë shënuar 52,042 viktimave sipas të dhënave nga universiteti John Hopkins. Numri total i të infektuarve ka arritur në 906,551. Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, distrikti i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe rastet e riatdhesuar dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj furtunës që shkaktuan komentet e tij se dezinfektuesit mund të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus, duke thënë se thjesht po bënte ironi. “I bëra një pyetje sarkastike gazetarëve për të parë se ç’do të ndodhte dhe që kishte të bënte me pastrimin e brendshëm”, është shprehur ai. Por komentet e presidentit u morën seriozisht dhe shkaktuan alarm mes ekspertëve të shëndetësisë, reagime tallëse në rrjetet sociale, si dhe paralajmërime nga një kompani prodhuese të produkteve sanitare.