Gjermani, arrestohen protestuesit kundër karantinës
Policia e Gjermanisë ka njoftuar për arrestimin e disa protestuesve që kundërshtojnë masat e karantinës në këtë vend.
Kanali televiziv Euronews njoftoi se policia e Gjermanisë ka deklaruar se ditën e shtunë ka arrestuar mbi 100 protestues për shkak se kanë kundërshtuar masat kufizuese kundër përhapjes së virusit Korona.
Me qindra qytetarë në Berlin ditën e shtunë kanë protestuar kundër veprimeve dhe masave kufizuese në këtë vend. Kjo protestë është organizuar në kohën kur qeveria e Gjermanisë ka ndaluar çfarëdo lloj tubimi të qytetarëve.
Organizatorët e këtyre protestave kanë kërkuar t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe kërcënimin nga virusi Korona e kanë konsideruar shumë më të vogël se sa gjendje e jashtëzakonshme dhe masat kufizuese që po zbatohen në Gjermani.
Protestuesit gjithashtu e kanë akuzuar Angela Merkel, kancelaren e Gjermanisë, se po ndalon jetën dhe lirinë e qytetarëve.