Situata e korona virusit në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96552-situata_e_korona_virusit_në_amerikë
Koronavirusi në SHBA duket se nuk ka ndërmend të ndalet në SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 27, 2020 05:47 Europe/Tirane
  • Situata e korona virusit në Amerikë

Koronavirusi në SHBA duket se nuk ka ndërmend të ndalet në SHBA.

Deri më tani janë shënuar 52,042 viktima sipas të dhënave nga universiteti John Hopkins. Numri total i të infektuarve ka arritur në 906,551. Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, distrikti i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe rastet e riatdhesuar dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale. Ndëkrohë Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përshëndeti dhe falenderoi të gjithë banorët e Nju Jorkut që kanë ushtruar praktikat e distancimit fizik.  Ai njoftoi se për herë të parë numri i pacientëve të shtruar në pavionët e kujdesit intensiv dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për koronavirusin kanë filluar të bien.Gjatë konferencës për shtyp në bashki, de Blasio shtoi se po bie gjithashtu edhe niveli i personave që rezultojnë pozitivë gjatë testimeve për koronavirusin.Ndërkohë, Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andreë Cuomo tha  se hulumtimet tregojnë se llojet e para të koronavirusit që hynë për herë të parë në shtetin e tij, erdhën nga Evropa dhe jo nga Kina, dhe se ndalimet e udhëtimit të miratuara nga Presidenti Donald Trump ishin shumë të vonuara për të ndaluar përhapjen e tij.Nju Jorku është shteti më i prekur në SHBA nga Covid-19 me 21,728 viktima dhe 287,245 të infektuar.Në të gjithë vendin janë shënuar 52,042 viktima dhe janë regjistruar 906,551 të infektuar.