OKB paralajmëron për pasojat e krizës së Koronas në botë
Zëdhënësja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për pasojat e krizës së virusit Korona në botë dhe këtë krizë e ka quajtur si sfidën më të madhe që nga themelimi i kësaj organizate ndërkombëtare.
Melisa Felaming, zëdhënësja e OKB në një intervistë me kanalin televiziv ZDF të Gjermanisë, pasojat e krizës së epidemisë Korona i ka quajtur si sfidën më të madhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga themelimi i kësaj organizate 75 vite më parë dhe ka deklaruar: “Do të përballemi me shtimin e madh të varfërisë në vendet në zhvillim e sipër dhe natyrisht në vendet e pasura si dhe shtimin e krizës së emigracionit”.
Melisa Felaming në lidhje me këtë pyetje se kjo krizë a mund të shkaktojë shpërthimin e luftës dhe konflikteve më të mëdha në botë, tha: “Një vështrim mbi historinë, tregon se një gjë e tillë është e mundur. Tani po krijohet një katastrofë e urisë”.
Në bazë të statistikave ekzistuese, me qindra mijëra njerëz në vendet në zhvillim e sipër përveç frikës nga infektimi me këtë virus vdekjeprurës, kanë frikë se në një të ardhme të afërme më nuk do të kenë para për të vazhduar jetën.