Korona dhe vendimi i Trump për hetimin e Kinës
Presidenti i Amerikës ka njoftuar për nisjen e hetimeve serioze mbi veprimtarinë e Kinës në përballje me virusin korona.
Donald Trump ditën e hënë pasi e ka cilësuar të suksesshme veprimtarinë e qeverisë së tij në përballje me virusin korona deklaroi se Kina për shkak të virusit korona duhet të japë përgjigje dhe ne jemi duke kryer hetime serioze në këtë aspekt. Trump lidhur me numrin e viktimave nga Covid-19 deklaroi: Ne kemi humbur një numër të madh njerëzish por nëse vini re parashikime e mëparshme ato ishin 2.2 milion njerëz. Ne ndoshta mund të arrijmë deri në 60-70 mijë viktima. Teksa pritet që shumë shtete të SHBA-së të rihapen dhe të lehtësojnë masat kufizuese, numri i të infektuarve me Covid-19 po arrin në 1 milion. Sipas universiteti John Hopkins, deri më tani në SHBA janë shënuar 54,883 viktima dhe janë regjistruar mbi 965 mijë të infektuar. Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten, disa zyrtarë të shtetit dhe të qytetit pritet të njoftojnë planet për të rihapur ekonomitë e tyre këtë javë. Në Nju Jork, një nga shtetet më të goditura, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është në rënie, tha të dielën e 26 prillit Guvernatori Andrew Cuomo.