Trump: Unë nuk jam fajtor pse njerëzit kanë pirë dezinfektues
Presidenti i Amerikës ka deklaruar se nuk pranon kurrfarë përgjegjësie ndaj shtimit të rasteve të pirjes së lëndëve dezinfektuese nga ana e qytetarëve.
Kanali televiziv CNN njoftoi se Donald Trump të martën ka deklaruar se shtimi i rasteve të pirjes së lëndëve dezinfektuese nga ana e qytetarëve që ka ndodhur pas porosisë vdekjeprurëse të tij për kurimin e virusit Korona, nuk krijojnë kurrfarë përgjegjësie për atë.
Këto deklarata të Trump vijnë disa ditë pasi ai dha një porosi vdekjeprurëse për konsumimin e lëndëve dezinfektuese nëpërmjet injektimit për kurimin e epidemisë Covid-19.
Trump është deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me arsyen e shtimit të konsumimit të lëndëve dezinfektuese nga ana e qytetarëve.
Presidenti amerikan ditën e premte me qëllim që të mburret për uljen e numrit të personave të infektuar dhe viktimave të shkaktuara nga virusi Korona gjatë javës së kaluar sidomos në shtetin e Nju Jorkut dhe Louisiana, dha një porosi vdekjeprurëse për kurimin e virusit Korona duke këshilluar injektimin ose konsumimin e lëndëve dezinfektuese në trupin e pacientëve të infektuar me virusin Korona!
Mjekët dhe specialistët e shëndetësisë duke i quajtur të çmendura këto këshilla të Trump, kanë kërkuar nga qytetarët që t’i mos i kushtojnë vëmendje këshillave “mjekësore” të Trump nëse nuk dëshirojnë të vdesin. Megjithatë autoritetet spitalore të Nju Jorkut kanë deklaruar se 30 persona janë dërguar në spital për shkak të konsumimit të lëndëve dezinfektuese dhe janë në rrezik jete.